Covid 19 në Botë, Irani me më shumë viktima

21.07.2020 20:13

Gjatë ditës së sotme, më shumë viktima nga virusi Korona janë regjistruar në Iran....

Gjatë ditës së sotme, më shumë viktima nga virusi Korona janë regjistruar në Iran, 229 vetëm 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 14.634, që paraqet shifrën më të lartë ditore të viktimave që nga shfaqja e virusit në vend.

Gjermania ka regjistruar 522 raste të reja me COVID-19. Spanja është bërë në Europë, epiqendra e shpërthimeve të vatrave të reja të infeksionit të Covid-19.

Koronavirusi ka rifituar forcë në Spanjë, ku autoritetet janë duke u përpjekur në mënyrë të dëshpëruar për të përmirësuar përhapjen e tij, pa u rikthyer te masat e izolimit dhe bllokimit. Në Katalonjë në 24 orët e fundit u raportuan 590 raste të reja të identifikuar me koronavirus.

Në tabelat e OBSh-së, Spanja është vendi i dytë në Bashkimin Europian (pas Luksemburgut) për shkak të ringjalljes së Covid-19. Deri më tani, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, totali i infeksioneve ka shkuar në 264.836, që nga fillimi i pandemisë, dhe 28.422 viktima. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)