Francë, aksident i tmerrshëm, humbën jetën pesë fëmijë
21.07.2020 21:34
Pesë fëmijë e humbën jetën në një aksident trafiku në autostradën A7 në Albon...

Pesë fëmijë e humbën jetën në një aksident trafiku në autostradën A7 në Albon, në jug të Lionit, kur automjeti me të cilin po udhëtonin familja prej nëntë anëtarëve u përmbys, ndërsa pastaj u përfshi nga flakët.
Tre të rritur dhe një fëmijë menjëherë u transferuan në spital me lëndime serioze. Shoferi, për arsye tani për tani të panjohura, e ka humbur kontrollin ndaj automjetit, i cili ka dalë nga rruga, disa herë është rrokullisur, ndërsa pastaj është përfshirë nga zjarri dhe është ndalur në një fushë afër autostradës.
