Botë

Pengmarrje në Ukrainë, arrestohet rrëmbyesi i 10 pasagjerëve

22.07.2020 09:48

Policia e Ukrainës mbrëmë e arrestoi burrin e armatosur, i cili dje rrëmbeu një autobus me dhjetëra udhëtarë...

Policia e Ukrainës mbrëmë e arrestoi burrin e armatosur, i cili dje rrëmbeu një autobus me dhjetëra udhëtarë në qytetin perëndimor Luck të Ukrainës.

Një burrë i armatosur rrëmbeu një autobus dhe mori peng udhëtarët, ndërsa policia fillimisht bëri të ditur se në të ka pasur 20 persona, por më vonë shërbimi për siguri bëri të ditur se sulmuesi ka mbajtur peng rreth 10 udhëtarë. Të gjithë pengmarrësit janë liruar, bëri të ditur policia.

Prokuroria shtetërore mbrëmë bëri të ditur se ai është kërcënuar që me telekomandë do të aktivizojë mjet shpërthyes që ishte vendosur në vend tjetër.

Sipas shefit të policisë rajonale, Juri Kroshko, sulmuesi ka shtruar kërkesë të përgjithshme në profilin e tij në Twiter dhe është ankuar për sistemin. Policia e konfirmoi identitetin e rrëmbyesit, ndërsa rasti është përshkruar si “pengmarrje”, për çfarë i kanoset dënim me burg prej shtatë deri në 15 vjet.