Botë

Në shtetin australian Viktoria numër rekord të të infektuarve me Kovid-19

22.07.2020 10:47

Shteti australian Viktoria bëri të ditur për 484 raste të reja rekord të të infektuarve me Kovid-19...

Shteti australian Viktoria bëri të ditur për 484 raste të reja rekord të të infektuarve me Kovid-19, ndërsa autoritetet shëndetësore paralajmëruan se kjo shifër mund të vazhdojë të rritet.

Pasi që qyteti i dytë më i madh në Australi, Melburni, është mbyllur për dy javë, autoritetet shpresonin se shkalla e infektimit do të fillojë të ulet.

Në vend të kësaj, shefi i shërbimit shëndetësor, Bret Saton, thotë se pret që numri i të infektuarve të rritet prej 500 deri 600 raste në ditë.

Kryeministri i Viktorias, Daniell Endrjus deklaroi se nëntë prej 10 personave nuk kanë qenë në izolim nga momenti kur simptomat janë paraqitur deri te bërja e testit, derisa më shumë se gjysma nuk janë izoluar në periudhën nga testi deri te rezultatet.

Ai tha se dy persona kanë vdekur, me çfarë numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve është 128. Mbajtja e maskave është e detyrueshme prej nesër për qytetarët të cilët jetojnë në zona të karantinës.

Në Uellsin e Ri Jugor fqinj, sot janë paraqitur 16 raste të reja./mia