Botë

Policia meksikane rastësisht ka zbuluar 23 fëmijë të rrëmbyer

22.07.2020 11:05

Hetimi për djalin dyvjeçar Dilan Perez, në qytetin San Kristobal në shtetin federal meksikan Çiapas...

Hetimi për djalin dyvjeçar Dilan Perez, në qytetin San Kristobal në shtetin federal meksikan Çiapas, e solli policinë në shtëpinë ku kanë qenë të vendosur 23 fëmijë të rrëmbyer, të cilat janë detyruar të lypin dhe të shesin gjësende të vogla nëpër rrugë.

Fëmijët e zbuluar kanë qenë në moshë prej dy deri 15 vjet, të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë qenë të ekspozuar ndaj dhunës fizike dhe psiqike, kanë qenë të paushqyer dhe të frikësuar.

Në kumtesën e policisë thuhet se kamerën e sigurisë është vërejtur si një vajzë rreth 13 vjet e merr në dorë Perezin në dorë dhe e dërgon në drejtim të panjohur, ndërsa nëna blen në tregun lokal./mia