Botë

Shkëmbimzjarri në një varrim në Çikago, 14 të lënduar

22.07.2020 12:21

Katërmbëdhjetë persona janë lënduar dje gjatë një shkëmbim zjarri në një varrim në Çikago...

Katërmbëdhjetë persona janë lënduar dje gjatë një shkëmbim zjarri në një varrim në Çikago, kumtoi policia. Incidenti ka ndodhur pasi nga një automobil në lëvizje ka hapur zjarr dejtë njerëzve të cilët kanë marrë pjesë në varrim, ndërsa ato kanë kthyer me të shtëna drejtë automjetit, deklaroi Erik Karter nga policia e Çikagos.

Shërbimi zjarrfikës në Çikago  kumtoi se të pakën 11 persona janë transferuar nëpër spitale në gjendet shëndetësore kritike.

Policia ende nuk ka publikuar numrin e atyre të cilët kanë marrë pjesë në shkëmbim zjarrin, nuk ka kumtuar as hollësi për hetimin policorë.

Çikago është një nga qytetet amerikane ku përdorimi i armëve të zjarrit është rritur gjatë viteve të fundit.

Të hënën 25 persona u lënduan, prej të cilëve katër kanë vdekur. Fundjavën e kaluar, megjithatë në një shkëmbim zjarri në qytet u ënduan 63 persona, prej të cilëve të paktën 12 janë vrarë.

Sipas policisë së qytetit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përdorimit të armëve të zjarrit është rritur për 46 për qind./mia