Botë

Paralajmërim për cunami pas tërmetit prej 7,8 ballësh në Alaskë

22.07.2020 12:45

Në Alaskë është dhënë paralajmërim për cunami pas tërmetit me intensitet prej 7,8 ballësh sipas Rihterit...

Në Alaskë është dhënë paralajmërim për cunami pas tërmetit me intensitet prej 7,8 ballësh sipas Rihterit, kumtoi Instituti gjeofizik amerikan. Epiqendra ishte 98 kilometra në jugperëndim të Perivilit dhe në thellësi prej 10 kilometrave.

Paralajmërimi për cunami u referohet rajoneve 300 kilometra larg epiqendrës. Tërmeti, që ndodhi në orën 6:12 sipas Griniçit, u ndje në qytetin më të madh të Alaskës, Enkorixh, i cili është 800 kilometra larg epiqendrës.

U regjistruan edhe disa tërmete më vonë me intensitet mes 4,6 dhe 4,8 sipas Shkallës së Rihterit./mia