Tensionohen marrëdhëniet greko-turke
Informacioni i dhënë i navigacionit tuk (NAVTEX) për hulumtimet sizmike në pjesën e detit në juglindje të ishullit grek Kastelriozo...

Informacioni i dhënë i navigacionit tuk (NAVTEX) për hulumtimet sizmike në pjesën e detit në juglindje të ishullit grek Kastelriozo i tensionoi marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë.
Athina pretendon se ky është veprim i kundërligjshëm që shkel të drejtat e tij sovrane dhe ka dorëzuar demarsh në Ankara, Turqia i përgjigjet se hetimet janë brenda kornizave të saj kontinentale, ndërsa Departamenti i shtetit i bënë thirrje Turqisë t’i shmang hapat që i rrisin tensionet në rajon, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në të njëjtën kohë, kryeministri grek Kiriakos Micotakis pati bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel dje pasdite dhe e informoi atë për aktivitetet e fundit të Turqisë, dhe sipas mediave greke, Merkeli më pas ka biseduar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë dje përmes kumtesës i bëri thirrje Turqisë që “të përfundojë menjëherë veprimet e saj të kundërligjshme që shkelin të drejtat sovrane greke dhe minojnë paqen dhe sigurinë në rajon”, kurse ambasada greke në Ankara tashmë ka dorëzuar demarsh në MPJ-në turke. ndërsa autoritetet greke kanë ngritur çështjen specifike në BE, NATO dhe KB.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme turke, Hami Aksoi tha se pjesa në det të hapur në të cilën anija “Oruç Rej” do ta realizojë hetimin në pjesën kontinentale turke, ku një anije tjetër kishte kryer tashmë hulumtime sizmike në vitet paraprake dhe thotë se “Pretendimet maksimiste të Greqisë janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.”
Sipas mediave greke, nga Departamenti i shtetit mbrëmë vonë kanë kumtuar se SHBA-ja është njoftuar me MAVTEX “për hulumtime në ujërat kontestues në lindje të Mesdheut dhe u bëri thirrje autoriteteve turke “ta ndalojnë me çfarëdo qoftë plane për operacione dhe të shmangin hapat që i rrisin tensionet në rajon”: Pas publikimit të informacionit të navigacionit (NAVTEX) nga Turqia, Kryeministri Grek Kiriakos Micotakis u takua dje me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias dhe foli përmes telefonit me ministrin e Mbrojtjes Nikos Panajotopulos dhe shefin e Shtatmadhorisë së ushtrisë Konstantinos Floros ndërsa burime qeveritare grek potencuan se “Kryeministri dhe qeveria po ndjekin zhvillimet me qetësi dhe gatishmëri./mia
