Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Izrael
Parlamenti izraelit sot në mëngjes u bllokua nga protestuesit të cilët prej mbrëmë protestuan...

Parlamenti izraelit sot në mëngjes u bllokua nga protestuesit të cilët prej mbrëmë protestuan kundër ingerencave të Qeverisë të kryeministrit Benjamin Netanjahu që ta shmang Knestin gjatë sjelljes së masave në luftën kundër Kovid-19.
Policia izraelite shpejtë e shpërndau protestën dhe arrestoi katër protestues. Protesta në Izrael mbahen njëherë në javë dhe tërheqin gjithnjë e më shumë persona të rinj.
Javën e kaluar në protestat morën pjesë mijëra njerëz. Policia izraelite muajin e kaluar arrestoi një gjeneral të pensionuar të aviacionit ushtarak izraelit, që shkaktoi reagime negative.
Protestuesit kërkojnë edhe tërheqjen e Netanjahut nga funksioni i kryeministrit sepse kundër tij është ngritur proces gjyqësor për shkak korrupsionit./mia
