Turizmi në Ohër, turistët e parë nga Polonia sjellin shpresë

22.07.2020 17:42

Dje pasdite, në qytetin e Ohrit kanë arrit turistët e parë të huaj...

Dje pasdite, në qytetin e Ohrit kanë arrit turistët e parë të huaj pas një periudhe të gjatë. Kjo ka sjellë shpresë për turizmin në liqenin e Ohrit dhe për dy qytetet turistike, Ohër dhe Strugë, duke qenë se këto qytete varen nga turizmi.

Por, pandemia nuk ka penguar adhuruesit e liqenit të Ohrit. 50 turistët e parë të ardhur nga Polonia qëndrojnë në një konvikt studentor, ku respektohen të gjitha protokollet për mbrojtje nga pandemia.

“Presim edhe turistë të tjerë, jemi në bisedime edhe me vende tjera evropiane. Shpresojmë që ardhja e polakëve të jehojë në mjedis, kështu që shpresoj që edhe më tej të gëzohemi edhe nga turistë të tjerë gjatë kësaj pandemie që e kaploi botën.”,- tha drejtori i konviktit studentor “Nikola Karev”, Zharko Kucinoski.

Liqeni i Ohrit është vend shumë i preferuar nga polakët, ku viteve të kaluara kanë ardhur një numër i madh i tyre dhe eksperienca e tyre e mëparshme ka bërë që ata të zgjedhin sërish këtë destinacion. Ata kanë arrit me autobus ndërsa nuk kanë hasur probleme në kufi, përveç se të respektohen protokollet.

“Duam të udhëtojmë, duam të njohim njerëz të rinj. E duam Ballkanin, kemi qenë më herët këtu dhe menduam që ishte ide e mirë të vinim sërish. Tek të gjithë kufijtë duhej të dezinfektojmë duart, të mbajmë maska mbrojtëse, policia rregullisht na kontrollonte a i respektojmë masat.”,- u shpreh udhëheqës i turistëve nga Polonia Matej Çoh.

Grupi i parë i turistëve të ardhur do të qëndrojnë deri më 29 korrik, ndërsa pas tyre pritet menjëherë grupi i dytë. Ndërkohë, në Strugë dhe Ohër gjatë këtyre ditëve pritet të fillojë edhe fluksi i turistëve vendor. (Ilmie Zhaku, TVM2)