FIFA shpalos 23-shen kandidate për topin e artë të këtij viti

28.10.2014 15:06

Cristiano favorit për “Topin E Artë”.....

Të dyshuarit kryesorë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, janë përsëri aty. Lista prej 23 futbollistëve që do të jenë në garë për të fituar trofeun e Topit të Artë të këtij viti është publikuar nga FIFA, sot.

Cristiano Ronaldo parashikohet të jetë favorit kësaj radhe për shkak të formës së tij të shkëlqyer dhe trofeut të Ligës së Kampionëve të fituar me Real Madridin.

Në mesin e të nominuarve më së shumti lojtarë ka kampioni i Gjermanisë, Bayern Munchen, gjashtë futbollistë, derisa ndiqet nga Real Madridi me pesë.

Sa i përket garës për trajner më të mirë të vitit, aty janë përfshirë emra të mëdhenjë që pritet të luftojnë shumë për vota, derisa dueli ndërmjet Carlo Ancelottit të Real Madridit dhe Joachim Lowit të Gjermanisë duket të jetë ai që do të vendos.