Gjykata Administrative, shqyrtohen paditë e dorëzuara nga partitë
Gjykata Administrative me 5 këishillat i shqyrtojn padit e partive politike....

Gjykata Administrative me 5 këishillat i shqyrtojn padit e partive politike lidhur me procesin zgjedhor.
28 nga gjithsej 76 paditë e Alencës për shqiptarët- Alternativa janë hedhur poshtë. Edhe padia e partis Integra është hedhur poshtë.
Deri te gjykata Administartive kanë arritur edhe 101 padi nga partia “E Majta”, dy paralajmruan VMRO-DPMNE dhe Demokratë, ndërsa priten padi edhe nga Koalicioni “Asnjëherë e veriut vetëm Maqedoni”.
“Për 28 padi është kumtuar publikisht nga përfaqësuesi i autorizuar, respektivisht janë hedhur poshtë paditë e koalicionit ASH –AA dhe janë konfirmuar vendimet. Pjesa më e madhe e padive ka të bëjë me mbledhjen e rezultateve në të gjitha njësitë zgjedhore, si dhe për ditën e zgjedhjeve, pra për mbledhjen e rezultateve dhe për procesin e votimit” – tha Ivana Smugareska nga Gjyata Administrative.
Arben Taravari nga Koalicioni “Tash është koha”, tha se nuk presin që gjykata të sjell vendim në favorin e tyre.
Nga gjykta administrative besojn se nuk do të vjen deri te bllokimi i punës sepse janë të gatshëm që në afatin e duhur ti mbarojn seancat për padite e dorzuara, ndërsa afati ligjor është 60 orë nga momenti I dorzimit të padis. Më pas KSHZ do ti kumptoj rezultatet perëfundimtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut. (Sanije Duraku, TVM2)
