Shqipëri, 68 raste të reja e 3 viktima nga Covid–19
Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 3 pacientë me koronavirus....

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 3 pacientë me koronavirus, ndërsa kanë rezultuar pozitiv 68 persona.
“Situata paraqitet serioze ku vijon të ketë raste të reja të idenfikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik në terren si dhe qytetarë të që kanë nevoje për trajtim në dy spitalet Covid. Ndaj kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve për të respektuar masat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjienën personale. Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 3 qytetarë: Një 57 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 62 vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera.”,- u shpreh Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik - Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve të vendosin detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura, të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim të përhapjes së infeksionit. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)
