Fondi inovativ dhe zhvillimi teknologjik, 2000 ndërmarrjet aplikuan në thirrjen publike
Një numër rekord prej 2,000 ndërmarrjesh vendore....

Një numër rekord prej 2,000 ndërmarrjesh vendore paraqitën pako aplikimesh në thirrjen publike të Fondit për Inovacione dhe zhvillim teknologjik për zhvillim teknologjik për përshtatje të shpejtë, si pjesë e pakos së tretë të qeverisë, nga të cilat 166 paraqitën propozime projektesh në ciklin e parë. Kompanitë kërkojnë pothuajse 90% të buxhetit të parashikuar prej 200 milion denarë, për shkak të të cilave do të kërkohen fonde shtesë, njoftoi drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski.
“Rezultatet e ciklit të parë tregojnë se një pjesë e ekonomisë së vendit tashmë është duke menduar për rimëkëmbjen dhe kanë plane konkrete për investim. Kjo është veçanërisht e rëndësishme sepse ne po e pilotojmë atë për herë të parë dhe kemi arritur të motivojmë kompanitë vendase nga të gjitha rajonet që të aplikojnë. Gjithashtu, ne shohim një përfshirje më të madhe të grave, përkatësisht 56% e aplikantëve janë pronë ose menaxhohen nga gratë.”,- tha Jovan Despotovski nga Fondit për Inovacion.
Despotovski tha se nuk dominon vetëm sektori IT, por janë të përfaqësuara rreth 15 veprimtari mes të cilave shëndetësia, hoteleria, bujqësia, transporti, ndërtimtaria, tekstili, arsimi, tregtia dhe shumë të tjera.
Lidhur me vëllimin e kompanive, më të përfaqësuara janë aplikimet të ndërmarrjeve të vogla, 51%, dhe ndërmarrjet mikro 42%.
Mjetet nga kjo thirrje nuk janë të pakthyeshme, por kompanitë do të duhet t’i kthejnë në tre vitet e ardhshme nga përfitimi i realizuar. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)
