Gazetarët protestuan në Prishtinë

28.10.2014 15:19

Gazetarët dhe shoqëria civile kanë protestuar sot në sheshin “ZahirPajaziti” në Prishtinë, duke kërkuar mjedis të sigurt për ushtrimin e profesionit të gazetarisë dhe të lirisë së shprehjes.........

Protesta u organizua pas incidentit të therjes me thikë të gazetarit të KTV-së, Milot Hasimja, i cili ka marrë 4 plagë në kokë.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirja Shabani, gjatë protestës theksoi se rasti i djeshëm i gazetarit të Klan Kosova-s tregon se sa e brishtë është siguria e gazetarëve në Kosovë.

“Fatkeqësisht ky nuk është rasti i vetëm, kemi 21 raste të dëshmuara nga kolegët tanë dhe të dhënat tregojnë për rritje të presionit dhe dhunës ndaj gazetarëve”- tha Shabani, i cili kërkoi hetim urgjent për çdo kërcënim që u bëhet pjesëtarëve të mediave.

Po ashtu nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bëjnë thirrje pronarëve të mediave që të respektojnë Ligjin e Punës dhe Sigurisë në Punë.

Gazetari i sulmuar dje, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë. Sulmuesi, Sovran Syla, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe po mbahet në arrest. (Gyltene Sinani, TVM2)