Vazhdon dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel u takuan Hyseni dhe Gjuriç
Koordinatori i Kosovës për dialogun, Skënder Hyseni dhe përfaqësuesi serb, Marko Gjuriq....

Koordinatori i Kosovës për dialogun, Skënder Hyseni dhe përfaqësuesi serb, Marko Gjuriq, janë takuar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i BE-së Lajçak. Pas takimit Hyseni ka thënë se ka pajtim rreth elementeve të caktuara.
Hyseni ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje për pika të caktuara nëse nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Nuk ka marrëveshje për kapitujt të veçantë përderisa nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nëse flasim për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme atëherë ne flasim për element të caktuar të një marrëveshje. Elementet e caktuara nuk janë kapituj taksativ por janë kapituj të një marrëveshje të përgjithshme, ndërkaq çdo tjetër mbetet subjekt i një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Hyseni i cili është caktuar për ndërmjetës nga ana e kryeministrit Hoti, pa marr pëlqimin e partnerëve të koalicionit AAK-së dhe Nismës Social Demokrate.
Por kreu i AAK-së Ramush Haradinaj është kërcënuar me prishje të koalicionit nëse vazhdon dialogu për tema të veçanta, pasi ai vlerëson se është koha për një marrëveshje përfundimtare.
