Kosovë, 8 të vdekur e 181 të infektuar

23.07.2020 19:46

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona....

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona dhe 181 persona janë infektuar nga virusi Korona. Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 6.467 raste, me gjithsej 158 raste të vdekjes.

IKSHPK informoi se janë shëruar 136 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 3.505 raste.