Shqipëri, tre të vdekur e 108 të infektuar

23.07.2020 20:02

Në Shqipëri tre qytetarë kanë vdekur....

Në Shqipëri tre qytetarë kanë vdekur, kurse janë regjistruar 108 raste të reja, derisa janë shëruar 60 qytetarë.

“Shpërndarja e rasteve është si vijon 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës dhe Kavajë, 9 raste në Fier, 7 në Shkodër, nga tre  raste në Kruijë, Kurbin, Mallakastër, Tropojë dhe Berat. Dy raste në Peqin. Nga një rast në Vlorë, Korçë, Tepelenë dhe Shijak. Aktualisht janë të shtruar 126 pacientë, nga të cilët 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.”,- tha Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik – Shqipëri.