Kovid-19, në botë 15 milion e 258 mijë të infektuar
280,154 është numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit në nivel global...

280,154 është numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit në nivel global. SHBA-të vazhdojnë të kenë më shumë të infektuar në përgjithësi dhe në nivel ditor. Në shtetin amerikan ka mbi 4.1 milion të infektuar.
Pas SHBA-së vjen Brazili me mbi 2.2 milionë të infektuar dhe India me mbi 1.2 milionë të infektuar.
Për numrin e viktimave, pas SHBA renditen Brazili dhe Mbretëria e Bashkuar.
Në nivel botëror numri i të infektuarve arrin në mbi 15 milion e 258 mijë persona, prej të cilëve mbi 8 milion e 702 mijë persona janë shëruar, ndërsa 624 mijë e 213 persona kanë humbur jetën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se hulumtuesit janë duke bërë përparim të mirë në zhvillimin e vaksinës, por ka paralajmëruar se përdorimi i saj i parë nuk mund të pritet deri në fillim të vitit 2021. (Belinda Koka Ademi, TVM2)
