Takimi Thaçi –Hoti, tema: Dialogu me Serbinë dhe takimet në Bruksel

24.07.2020 13:26

Presidenti, Hashim Thaçi, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin...

Presidenti, Hashim Thaçi, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin. Temë diskutimi ka qenë pikërisht dialogu Kosovë- Serbi, vizita në Bruksel dhe takimet me Aleksandar Vuçiçin.

Hoti, pas takimit, ka thënë se ky është moment shumë i mirë për dialogun, dhe shpreson që në muajt e ardhshëm të përmbyllet marrëveshja me sukses dhe me një njohje reciproke nga dy vendet.

“Ky është procesi më i rëndësishëm pas shpalljes së pavarësisë për të përmbyllë marrëveshjen. Kemi mbështetjen kyçe të Gjermanisë dhe Francës, por edhe të SHBA-së. Për të përmbyllur një marrëveshje finale që është në interes të të dy vendeve, mendoj se është një moment shumë i mirë, sepse kemi vëmendjen e shteteve kyçe, mbetem me shpresë që në muajt e ardhshëm të përmbyllet me sukses ky proces, me njohje reciproke”,- u shpreh Hoti.