Vazhdojnë tensionet ShBA – Kinë, Kina urdhëron mbylljen e konsullatës amerikane
Kina ka urdhëruar mbylljen e konsullatës amerikane....

Kina ka urdhëruar mbylljen e konsullatës amerikane në qytetin jug-perëndimor të Chengdu. Kina tha se masa ishte një “përgjigje e nevojshme” për SHBA-në, e cila në fillim të kësaj jave urdhëroi Kinën të mbyllte konsullatën e saj në Hjuston.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se vendimi i SHBA-së u mor sepse Kina po “vidhte” pronën intelektuale.
Tensionet janë rritur midis SHBA-së dhe Kinës për disa çështje kryesore, përfshirë tregtinë, të drejtat e njeriut, e të tjera.
Mbyllja e konsullatës amerikane ishte një “përgjigje e ligjshme dhe e nevojshme ndaj veprimeve të paarsyeshme të bëra nga Shtetet e Bashkuara”,- tha ministri i jashtëm i Kinës në një deklaratë.
“Situata aktuale midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është diçka që Kina nuk dëshiron ta shohë, dhe SHBA-të mbajnë të gjithë përgjegjësinë për këtë”,- tha ministri i jashtëm kinez.
