Turqi, hapet Shën Sofia, lutja e së premtes do të mbahet në xhami
24.07.2020 12:11
Xhamia e Shën Sofisë do të rihapet sot për adhurim me namazin e xhumasë...

Xhamia e Shën Sofisë do të rihapet sot për adhurim me namazin e xhumasë për herë të parë pas 86 vitesh.
Rreth 1 mijë e 500 njerëz pritet të kryejnë lutjet e xhumasë gjatë ceremonisë së hapjes, përfshirë figura të tilla si presidenti, Recep Tayyip Erdoğan, dhe kreu i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste, Devlet Bahçeli.
“Myslimanët janë të ngazëllyer, të gjithë duan të jenë në hapje”,- është shprehur guvernatori i Stambollit.
Shën Sofia ka qenë një prej kishave më të famshme të Kostandinopojës, por pas pushtimit nga osmanët, u shndërrua në xhami.
Në vitin 1934, Qeveria turke e kohës dha vendimin për shndërrimin e saj në muze.
