Turqia shpërfill kërcënimin e Francës me sanksione: Deklaratat e Macron s’kanë vlerë për ne

24.07.2020 15:04

Turqia nuk mund të kërcënohet me sanksione, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë...

Turqia nuk mund të kërcënohet me sanksione, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë me 23 korrik derisa kritikoi deklaratën e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, transmeton Gazeta Metro.

“Deklaratat e Presidentit Macron nuk kanë vlerë për shtetin tonë ” tha Hami Aksoy, dhe shtoi se kërcënimet “nuk do të japin rezultat”.

Komentet e tij vijnë pasi Macron kishte kërkuar sanksione të BE’së ndaj Turqisë nën pretendimin se sihin shkelur ujërat qipriotë dhe greke, si dhe theksoi se BE’ja duhet të reagoj ndaj krizës në Libi.

Aksoy tha se Franca po humb neutralitetin dhe rastin për të kontribuar në stabilitetin me çdo shpjegim dhe hap të gabuar rreth ngjarjeve në Mesdheun lindor.

Aksoy ishte edhe më i ashpër kur tha se Franca nuk do të ketë rezultate nga politikat e saj dhe nuk do të ketë as në të ardhmen.

Turqia, Greqia dhe Qipro kanë mospajtime rreth shfrytëzimit të burimeve natyrore në ujërat përreth ishullit të Qipros dhe ishujve grek në detin Mesdhe për të cilat të dy shtetet anëtare të BE’së që kanë kërkuar nga blloku europian të reagojnë ndaj Turqisë për siç pretendojnë për shkeljen e zonave të posaçme të interesit ekonomik.