Lajcak takimin Hyseni-Djuriç e quan produktiv

24.07.2020 14:50

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak....

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, e ka quajtur si produktiv takimin me grupin ekspertëve kosovarë dhe serbë në Bruksel, shkruan Gazeta Metro.

Lajcak takimin me koordinatorin për dialog nga Kosova, Skender Hysenin dhe atë të Serbisë, Marko Djuric e ka quajtur si shumë të rëndësishë, ku temë kryesore e takimit ishin personat e zhdukur dhe të zhvendosur.

Për këtë Emisari i BE’së ka thënë se diskutimet e kësaj jave për këtë temë ishin produktive dhe konstruktive.

“Diskutimet politike të kësaj jave në nivel të ekspertëve për personat e zhdukur dhe zhvendosur ishin produktive dhe konstruktive. Mezi presim raundin tjetër të bisedimeve të ekspertëve të dialogut Beograd-Prishtinë së shpejti”, ka shkruar Lajcak në Twitter.

Takimi i radhës mes këtyre dy grupeve të shteteve pritet të ndodhë në muajin e ardhshëm..