Covid – 19 në Kosovë, 8 viktima e 213 raste të reja

24.07.2020 19:25

Në Kosovë janë regjistruar tetë viktima...

Në Kosovë janë regjistruar tetë viktima të reja si pasojë e koronavirusit, kurse 213 persona kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orët e fundit nga 494 testime të kryera, informon ISHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 6.680 raste nga 33.289 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 164 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Nga IKSHPK gjithashtu informojnë se janë shëruar 109 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.614 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.902.

Autoritetet kosovare vazhdimisht po bëjnë apel për respektim të masave mbrojtëse, për shkak të rrezikut të lartë të virusit.