Covid-19 në Shqipëri, 5 viktima e 104 raste të reja

24.07.2020 19:42

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit...

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 5 persona. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, gjithashtu informoi se prej 564 testimeve, 104 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin Korona.

“Një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid 2. Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin Covid 1, një 45 vjeçare nga Tirana pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 64 vjeçar tjetër nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci.”,- deklaroi Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik – Shqipëri.

Krahas rasteve të reja të identifikuara, vijon të ketë shtrime të reja në spital, si dhe humbje jete. (Belinda Koka Ademi, TVM2)