Covid-19 në botë ka tejkaluar 15 milionëshin, “Të gjithë të kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit”

24.07.2020 19:45

Numri i të infektuarve me virusin Korona...

Numri i të infektuarve me virusin Korona në botë ka tejkaluar shifrën prej 15 milionë. Vetëm gjatë natës së kaluar janë regjistruar 247 mijë raste të reja pozitive, por ekziston frika se ky numër nuk është pasqyra reale e pandemisë, duke pasur parasysh se disa shtete të varfra pothuajse nuk kryejnë testime për shkak të kapaciteteve të kufizuara.

SHBA-të edhe më tej janë prijës në listë si vendi më i prekur nga pandemia me mbi 146 mijë viktima dhe 4.1 milion të infektuar. Pragu prej 4 milion është tejkaluar edhe në Amerikën Latine dhe Karaibet ndërsa mbi 2.2 milion raste janë të regjistruar në Brazil.

Aspak më e mirë nuk është situata edhe në Europë, e cila e ka tejkaluar shifrën prej 3 milion, ku prej shteteve më të prekura janë Britania e Madhe, Spanja, Italia dhe Suedia. Apelohet të respektohen masat.

“Mendoj se këto tre vende janë të fuqishme, shtete demokratike të cilat kanë kapacitete të forta të mbrëmshme për t’u ballafaquar me këtë sëmundje. Në këtë rast Spanja ka reaguar mirë dhe shpejtë, besoj se do t’i shfrytëzojnë kapacitet e tyre që ta tejkalojnë situatën.”,- tha drejtori ekzekutiv i OBSh-së, Michael Ryan.

“Javët e fundit kemi parë klasterë të lidhura me klubet e natës dhe mbledhime tjera sociale madje edhe në vende ku transmisioni i virusit ishte i ngulfatur. Duhet të mbani mend se numri më i madh i njerëzve ende janë të ndjeshëm nga Virusi i cili derisa qarkullon të gjithë janë në rrezik. Ulja e numrit të të infektuarve në vendin tuaj nuk do të thotë se ju bënë të jeni të sigurt por e kundërta të gjithë duhet të kontribuojmë në mbrojtjen e shëndetit.”,- theksoi drejtori gjeneral i OBSh-së, Tedros Avanom Gebrejesus. 

Në Ballkan primatin e mban Romania pas saj renditen Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi. Deri tani nga Covid-19 kanë humbur jetën më shumë se 630 mijë njerëz ndërsa janë shëruar rreth 9 milion njerëz. (Gazmend Kurtishi, TVM2)