Botë
Në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës 100 raste të reja me koronavirus, më së shumti në Sarajevë
25.07.2020 13:12
Edhe 100 njerëz janë infektuar me koronavirus në Federatën e BeH-së...

Edhe 100 njerëz janë infektuar me koronavirus në Federatën e BeH-së, ku pjesa më e madhe janë në Sarajevë – 82.
Janë testuar 365 mostra në Qendrën klinike të Universitetit në Sarajevë, ndërsa virusi është konfirmuar, përveç në rajonin e Sarajevës, edhe tek nëntë persona në Travnik, tre në Gorazhde, dy në Bugojno dhe Busovaçë dhe një person në Usikolina dhe Nova Billa.
Janë hospitalizuar 72 pacientë, një prej të cilëve në makinë respiratore./mia
