Botë

Kosovë: 237 të infektuar 5 të vdekur; Shqipëri: 67 të infektuar 6 të vdekur

25.07.2020 19:18

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më I lartë I vdekjeve të shënuara deri më tani...

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më I lartë I vdekjeve të shënuara deri më tani për shkak të koronavirusit. Gjashtë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve ndërkohë që shënohen 67 raste të reja të infektuarish.
 
Në spitalet Covid, 22 persona janë në terapi intensive dhe 9 të intubuar.
 
“Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.“21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar.”, u shpreh Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.
 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përsëritur thirrjen për të gjtihë shqiptarët që të zbatojnë masat parandaluese të Covid, duke mbajtur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura e duke ruajtur distancën dhe higjienen personale.