Maqedoni

Kohëzgjatja e pandemisë mbetet enigmë, Lumani: Virusi, pjesë e jona edhe për një kohë

26.07.2020 17:50

As mjekët e as ekspertët deri më tani nuk kanë dhënë sqarime të sakta se deri kur mund...

As mjekët e as ekspertët  deri më tani nuk kanë dhënë sqarime të sakta se deri kur mund të jetë e pranishme pandemia  e covid 19.
 
Ata thonë se  njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me të edhe për një kohë të pacaktuar, deri në gjetjen e vaksinës e cila do ta dobësonte përhapjen e virusit.
 
Mjeku  Sedat Lumani për TVM2  thotë se kohëzgjatja e virusit covid 19, akoma  mbetet enigmë, andaj qytetarëve u mbetet që të respektojnë masat, mbajtjen e maskës, distancën sociale dhe shmangien e tubimeve. 
 
Lumani më tej shton se ende nuk ndihet  nëse vendi e  ka mbërritur pikun e infektimeve, pasi akoma ka qytetarë të cilët vazhdojnë ti fshehin simptomat, dhe kjo është shumë shqetësuese, thotë ai. 
 
"Kohëzgjatja e virusit është një enigmë  tani për tani. por me siguri dua të them  qe me vjet mos të them por minimumi edhe 1 vjet ose më tepër. Nuk ka dituri shumë për virusin sepse relativisht është i papërpunuar  kemi të bëjmë me një të panjohur  dhe shumë varet se si do të mer kahje mutacioni . Do të bëjmë mutacion në rrezikshmëri  ose në përmirësim të situatës . Nuk dihet a e kemi arritur pikun apo  maximumin e të sëmurëve  nëse këshut vazhdon pritet të jetë edhe më keq  aq më tëpër në pandemi ne nivel  botëror numri shumëzohet me 7  a unë lirisht mund të them se numri i të regjistruarve  mund të shumëzohet me 10 këtu tek ne,  sepse shumica i fshehin simptomat  ose veç e dinë që në familje kanë pasur të sëmurë", u shpreh mjeku Sedat Lumani. 
 
Lumani thotë se ka pacientë të atillë të cilët vijnë të testohen nga frika, megjithëse nuk përjashtohen as rastet simptomatike të cilët nuk testohen. 
 
"Shumica e pacientëve vijnë me qëllim të testohen nga frika pa simtptome duke degjuar dhe duke pare atë cfarë po ndodh . Një e mirë e pacientëve që kanë simptoma ndrrojnë prej asaj  që ti ngjiten grupit të korona virusit infekcionet covid 19 . Dhe ne duhet ti dektetojmë sipas algoritmit që e kemi,  ju jap udhëzime kur ka termine apo i sugjerojmë të bëjnë testime private", theksoi Lumani. 
 
Mjeku Lumani apeloiqë të gjithë qytetarët janë të obliguar tju  përmbahen masave, sepse vetëm ashtu I ndihmojnë vetes, të tjerëve si dhe stafit mjekësor i cili për cdo ditë po ballafaqohet me numër të lartë të rasteve të reja të infektuar nga virusi covid 19.
 
REJHANE BUSHI METAJ