Ekonomi
Konferencë mbi përgjegjësinë shoqërore
28.10.2014 17:18
Kompanitë maqedonase janë të përgjegjshme në shoqëri, ndërsa gjatë 10 viteve të fundit vërehen këto ndryshime, por megjithatë mund të bëhet edhe më shumë në këtë drejtim...

Kështu vlerësojnë ekspertët të cilët sot kanë debatuar në këtë temë, ku kanë marrë pjesë përfaqësues nga 20 shtete.
Sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Vlladimir Peshevskit, përgjegjësia shoqërore duhet të përparojë për arsye se ajo është një pjesë e krijimit të imazhit pozitiv të kompanive, por edhe të shtetit.
“Përgjegjësia shoqërore viteve të fundit në Maqedoni ka marrë hov të madh, ndërsa në Këshillin Nacional për Sipërmarrësi dhe Konkurrencë vlerësojmë se duhet t’i japim impuls shtesë gjatë gjithë procesit, për arsye se qytetarët e Maqedonisë nga natyra njihen si njerëz të cilët kujdesen për të tjerët”- deklaroi zëvendëskryeministri, Vladimir Peshevski.
Edhe përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara vlerësuan pozitivisht bashkëpunimin mes institucioneve në Maqedonisë.
“Është mirë që ekziston bashkëpunim midis sektorit privat, qeverisë dhe të gjitha institucionet e mbetura, ndërsa nënshkrimi i memorandumit të sotëm për bashkëpunim midis Rrjetit maqedonas të Marrëveshjes Globale dhe Këshillit Nacional për Sipërmarrësi është një dëshmi për këtë”- tha Valid Nagi nga Marrëveshja Globale e Kombeve të Bashkuara.
Konferenca e sotme ndërkombëtare organizohet në kuadër takimit vjetor të rrjeteve evropiane të Marrëveshjes Globale të Kombeve të Bashkuara, e cila është iniciativa më e madhe botërore për përgjegjësi shoqërore.
BESIM ABDULLAI