MASS: Politika e jashtme e SHBA-ve, nuk ndryshon

27.07.2020 13:27

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas....

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas paralajmëron Europën e Gjermaninë se një president i ri amerikan do ta ndryshojë politikën e jashtme të SHBA.

Sipas Maas, rolin si polici i botës, SHBA nuk do ta luajë më si në masën e dikurshme. Europa duhet të shohë vetë, se çfarë duhet të bëjë për sigurinë e saj. Por SHBA mbetet partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë jashtë Europës, prandaj përpiqemi për të ardhmen e marrëdhënieve, megjithë dallimet, thekson Maas.

Ndërkohë presidenti Trump paraqitet i sigurtë në fitore pavarësisht vlerave të sondazheve. Trump shkroi në Tëitter, se për fushatën e tij zgjedhore ka më shumë entuziazëm, se në vitin 2016. Rivali i tij, Joe Biden nuk ia del të ndezë entuziazmin, sipas Trump.

Shumica e heshtur do të flasë më 3 nëntor!!!”, tha ai.

Sipas Trump sondazhe të gabuara dhe „fake neës” nuk do ta shpëtojnë „të majtën radikale”.

Televizioni CNN publikoi të dielën një sondazh, sipas të cilit Donald Trump në tre shtetet federale më të synuara, qëndron pas sfiduesit të tij, Joe Biden: Florida, Arizona, Michigan.

Por këto sondazhe nuk kanë fuqi të madhe domethënëse në SHBA, për shkak të sistemit të komplikuar zgjedhor.

Në fund është shumica e 270 zgjedhësve të njohur si “electors” nga shtetet federale që është vendimtare për fitoren, jo shumica e votave.