Kuvendi miraton raportin për Presidentin, nuk shkarkohet Meta

27.07.2020 14:31

Kuvendi ka miratuar sot raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor...

Kuvendi ka miratuar sot raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për shkeljet e Presidentit Ilir Meta, i cili del në konkuluzionin se shkeljet nuk ishin të mjaftueshme për ta shkarkuar.

Raporti i miratua me 78 vota pro dhe 17 kundër.

Historia e një viti debat u mbyll sot me rekomandimin për të bërë një ligj organik për institucionin e kreut të shtetit. Raporti u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste, pasi opozita parlamentare votoi kundër, duke kërkuar shkarkimin e Ilir Metës.