Botë

Ukraina lindore, fillon zbatimi i armëpushimit të plotë

27.07.2020 16:28

Ka hyrë në fuqi armëpushimi i plotë në mes të forcave ukrainase dhe separatistëve të përkrahur nga Rusia në lindje të Ukrainës...

Kjo masë ka nisur së zbatuari vetëm disa orë pasi presidenti ukrainas, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë diskutuar për konfliktin në lindje të Ukrainës.

Të dy zyrtarët kanë shprehur mbështetje për armëpushimin. Presidenti ukrainas i ka thënë Putinit përmes telefonit se ende duhet bërë hapa që të lirohen shtetasit ukrainas, që po mbahen në lindje të Ukrainës, në Krime dhe Rusi.

Kremlini ka thënë se Putin i ka treguar Zelenskyit që vendimi i Ukrainës për të mbajtur zgjedhjet rajonale më 2020, është në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në Minsk, që synojnë të zgjidhin konfliktet e nisura më 2014.

Gjermania dhe Franca kanë qenë ndërmjetësuese të marrëveshjeve të paqes në mes të Ukrainës dhe Rusisë, të nënshkruara në Minsk më 2015, mirëpo përpjekjet për zbatim të tyre kanë hasur në pengesa.