Maqedoni

Skender Asani, zgjidhet drejtor i ITKSHSHM-së

28.10.2014 17:42

Këshilli i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, sot zgjodhi doc. dr. Skender Asanin...

Këshilli i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, sot zgjodhi doc. dr. Skender Asanin për drejtor të ITSHKSH-së, i cili prej 30 qershorit ishte ushtrues i detyrës së drejtorit.
 
Zgjedhja e Asanit është bërë njëzëri nga të gjithë anëtarët e këshillit, përkatësisht me 6 votat e anëtarëve të brendshëm dhe 3 votat e anëtarëve të jashtëm të deleguar nga qeveria.
 
Mandati i drejtorit të ri zgjatë katër vjet. 
 
Skender Asani, është doktor i shkencave të historisë, autor i disa librave shkencore historike, kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni dhe në marrëdhënie të rregullt pune në ITSHKSH, si punëtor shkencor që nga viti 2008.