Botë

Tiranë, Meta shpëton nga shkarkimi në Kuvend

27.07.2020 18:19

Me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenim Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin e Komisionit Hetimor...

Me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenim Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin e Komisionit Hetimor që e shpëton Ilir Metën nga shkarkimi nga posti i Presidentit.
 
Raporti, puna e të cilit u mbyll vetëm me propozimin për një ligj organik që e kufizon presidentit të dalë nga kornizat kushtetuese, u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste, pasi opozita parlamentare kërkon shkarkimin e kreut të shtetit.
 
Gjatë diskutimeve të raportit, kryeministri Edi Rama lëshoi akuza të ashpra ndaj presidentit, por sipas tij komisioni i Venecias nuk ka rekomanduar shkarkimin. 
 
I ashpër ka qenë reagimi i kreut të grupit parlamentar demokrat Myslym Murrizi, duke i quajtur zyrtarët e mazhorancës dhe presidentin, ortakë.
 
Gjatë seancës plenare Rama u ndal edhe te reforma zgjedhore, duke deklaruar se ndryshimet kushtetuese do të miratohen në seancën e 30 korrikut, do apo s’do opozita.
 
LULJETA NDOKA