Botë
Luftëtarët kurdë, nisen nga Iraku drejt Kobanit
28.10.2014 17:44
Luftëtarët kurdë nga Iraku, janë nisur sot për t’iu bashkëngjitur luftëtarëve kurdë në Kobani të Sirisë, të cilët po i luftojnë militantët e Shtetit Islamik, ka njoftuar një zyrtar i lartë kurd...

Hemin Hawrami, zyrtar i lartë në Partinë Demokratike të Kurdistanit, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ka thënë se kurdët irakianë janë nisur për në Turqi, prej nga më pas do të hyjnë në Kobani, vend ky i cili gjendet në kufi me Turqinë.
Para disa ditësh, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se rreth 200 trupa irakiane kurdë do të lejohen që të përdorin Turqinë si transit për të hyrë në Kobani.
Në Kobani të Sirisë, thuhet se janë rreth 2 mijë luftëtarë kurdë, të cilët po luftojnë me militantët e ISIS-it.
Ndërkohë, njoftohet se Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sot katër sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.
