Botë

Theret për vdekje një emigrant në kampin Moria në ishullin grek Lezbos

27.07.2020 21:28

Policia greke e ka arrestuar një person dhe e ka identifikuar një tjetër, të cilët së bashku me një person të tretë...

Policia greke e ka arrestuar një person dhe e ka identifikuar një tjetër, të cilët së bashku me një person të tretë tani për tani i panjohur qëndrojnë pas vrasjes së djaloshit 21-vjeçar në kampin e refugjatëve Moria në ishullin grek Lezbos, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas mediave lokale të ishullit, incidenti ka ndodhur gjatë natës, kur tre persona, prej të cilëve dy të moshës 18 dhe 19 vjeç për vdekje e kanë therur 21-vjeçarin.

Arsyet për vdekjen tani për tani janë të panjohura ndërsa sipas informacioneve të njëjta edhe autorët edhe i vrari janë nga Afganistani./mia