Ndërpriten punimet e Xhamisë së Madhe në Prishtinë: Dyshohet për një mjet shpërthyes
28.07.2020 12:42
Gjatë ditës së sotme janë ndërprerë punimet...

Gjatë ditës së sotme janë ndërprerë punimet në hapësirën ku ka filluar ndërtimi i Xhamisë së Madhe Prishtinë.
Ky mjet dyshohet të ketë mbetur para shumë kohësh në atë zonë.
“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë. (dyshohet se mjet i mbetur para shumë kohësh në atë zonë ) Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.
Kujtojmë se punimet për ndërtimin e kësaj xhamie kanë nisur vetëm pak ditë më parë, gjersa javën e kaluar u protestua në hapësirën ku ky objekt fetar po ndërtohet.
