Botë

Kovid-19, në ShBA nis faza e tretë e testimit të vaksinës

28.07.2020 16:55

Kompanitë farmaceutike amerikane “Moderna” dhe “Pfizer” njoftuan se këtë të hënë kanë filluar fazën e tretë...

Kompanitë farmaceutike amerikane “Moderna” dhe “Pfizer” njoftuan se këtë të hënë kanë filluar fazën e tretë të vaksinimit për virusin Korona.
 
Në këtë fazë janë të përfshirë 30.000 vullnetarë. Kompania farmaceutike “Moderna”, me mbështetjen e qeverisë amerikane, do të përpiqet për herë të parë të krijojë një vaksinë kundër virusit Korona.
 
Me studim do të vlerësohet siguria e vaksinës si dhe mundësinë e dy dozave për të parandaluar përhapjen e këtij virusi.
 
Me këtë testim kërkohet edhe përgjigja se a mund të parandalohet vdekja nga pasoja e Covid-9. Nga Kompania “Moderna” thonë se dozat e para të vaksinën mund të prodhohen deri në shator, kurse për testime të tërësishme mund t’i prodhojë deri në fund të këtij viti.
 
Në të gjithë botën, vaksina po zhvillohet nga më shumë se 150 kompani, 25 prej të cilave tashmë po e provojnë atë te njerëzit.
 
Përveç kompanisë “Moderna”, kompania britanike-suedeze “Astra Zeneka”, të cilët janë në fazën e fundit të testimit.
 
Presidenti i Kompanisë Bioteknike Italiane “Irbm”, e cila në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit po zhvillojnë vaksinën kundër virusit Korona, ka paralajmëruar se vaksina do të mund të gjendet në farmaci në muajin janar 2021 dhe do të kushtojë 2-3 euro. P
 
iero Di Lorenzo u shpreh se “meqenëse jemi në prani të një pandemie të tmerrshme, agjencitë rregullatore do të shkurtojnë kohërat burokratike dhe do ta japin autorizimin për nisjen e prodhimit sa më shpejtë të jetë e mundur”.
 
Kreu i IRBM-së theksoi se Brenda disa muajve, miliona doza do të jenë në dispozicion dhe në dymbëdhjetë muaj, falë prodhimit dhe kapacitetit kolosal të gjigantit prodhuese “AstraZeneca”, planeti mund të imunizohet me dy miliardë doza vaksine.
 
SEDAT SELIMI