KB: Pothuajse 10.000 fëmijë në botë vdesin në muaj nga uria për shkak të Kovid-19
Pothuajse 10.000 fëmijë vdesin në muaj nga uria për shkak të pandemisë me Kovid-19...

Kjo ka të bëjë në kufizimet e imponuara si masa kundër përhapjes së koronavirusit, kumtuan nga KB-ja. Më shumë se 550.000 fëmijë janë të paushqyer çdo muaj.
Katër agjenci të KBsë paralajmërojnë se bllokadat sjellin në katastrofë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNICEF-i, Programi Botëror për Ushqim dhe Organizata për Ushqim dhe Bujqësi menjëherë kërkuan të paktën 2,4 miliardë dollarë amerikanë për zgjidhjen e urisë globale.
Problemi nuk është vetëm mungesa e mjeteve për mbijetesë, por edhe dorëzimi i ndihmës humanitare, thonë ekspertët. Gjendja është veçanërisht shqetësuese në shtetet si Afganistani, Jemeni apo Sudani, të cilat janë të tronditura nga konfliktet ushtarake me vite.
Rreth nëntë për qind e njerëzve në botë janë të uritur, ndërsa pandemia e koronavirusit do ta rrisë urinë sivjet, theksohet në raportin e KB-së nga ky muaj.
Deri në vitin 2030, më shumë se 890 milionë njerëz do të munden të preken nga uria, apo 8,9 për qind të popullatës botërore.
Raporti i vitit të kaluar vlerëson se 820 milionë njerëz janë të uritur, por numrat janë rishikuar pas ndryshimit të statistikës së Kinës nga vitet paraprake./mia
