Botë
Në Maltë në një grup prej 94 emigrantëve, 65 janë pozitivë me Kovid-19
28.07.2020 21:37
Një një grup prej 94 emigrantëve të shpëtuar në det dhe të cilët janë sjellë në Maltë, 65 janë pozitivë me Kovid-19...

Një një grup prej 94 emigrantëve të shpëtuar në det dhe të cilët janë sjellë në Maltë, 65 janë pozitivë me Kovid-19, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë së Maltës.
Kjo është vatra më e madhe e zbuluar në Maltë nga fillimi i epidemisë së kronavirusit që shpërtheu më 7 mars. Kombësia e të infektuarve ende nuk është bërë e ditur.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se deri më tani janë testuar 85 emigrantë, derisa të tjerët presin të testohen./mia
