Futboll
Kristiano Ronaldo ka rrëmbyer tre çmimet më të rëndësishme të La Ligas mbrëmë
28.10.2014 18:24
Superylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka qenë I pakapshëm në natën festive të La Ligas, mbrëmë...

Ai është stolisur me çmimin, golashënuesi më i mirë, goli më i mire dhe lojtari më i mirë i stinorit 2013/14 në La Liga.
“Fitorja është fjala imë më e preferuar. Ajo më mban të motivuar, të punojë më shumë dhe të bëhem edhe më i mirë,” ka thënë ndër të tjera portugezi pas marrjes së çmimeve.
Kejlor Navas, morri çmimin e portierit më të mirë të stinorit të kaluar, derisa mbrojtësi më i mirë erdhi gjithashtu nga Real Madridi, Serzhio Ramos.
Mesfushori defanziv më i mirë u zgjodh Luka Modriç, derisa ai ofanziv, Andres Iniesta. Trajner i stinorit të kaluar u shpallë, Diego Simeone i Atletico Madridit.
