Maqedoni
Deponia “Rusino”, ndalohet hedhja e mbeturinave nga komunat tjera
29.07.2020 19:00
Komuna e Gostivarit do të ndalojë kamionët e ndërmarrjeve tjera publike nga komunat e tjera...

Komuna e Gostivarit do të ndalojë kamionët e ndërmarrjeve tjera publike nga komunat e tjera që bartin mbeturina në deponinë rajonale “Rusino”.
Ky vendim u bë i ditur mbrëmë nga kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në debatin publik që u zhvillua mbrëmë në amfiteatrin veror.
Në debat u përmend se zgjidhja duhet të jetë në vullnetin e popullatës dhe për këtë mund të thirret një referendum. Debatin e organizoi pushteti lokal pas disa djegieve të cilat ndodhën dy muajt e kaluar në “Rusino” dhe pas protestës të Iniciativës Qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër për Gostivarin”.
Pos qytetarëve, eko aktivistëve në debat morën pjesë edhe përfaqësues nga institucione të ndryshme lokale dhe shtetërore.
Ai vuri në dukje se në ditët në vijim do të merren parasysh mundësitë për të organizuar një referendum në të cilin qytetarët do të vendosin nëse “Rusino” do të vazhdojë të ekzistojë si një deponi rajonale.
Eko aktivistët dhe mbështetësit e Nismës Qytetare "Stop Rusino - ajër të pastër për Gostivarin" njoftuan se nga dita e diel do të bllokojë rrugën për në deponi dhe pushteti vendor kërkoi të merrte masa për shuarjen e zjarrit në deponi dhe të parandalohet ndezja e zjarreve atje.
Shumica e qytetarëve në diskutime kritikuan autoritetet për moskujdesjen e mjaftueshme për shëndetin e njerëzve dhe për imponimin e zgjidhjeve që janë të dëmshme dhe të paqëndrueshme në planin afatgjatë në “Rusino”. Shumica ishin decidë në kërkesën e tyre që deponia të mbyllet.
LULZIM HAZIRI
