Hendboll
Maqedonia i nis kualifikimet kundër Zvicrës
28.10.2014 18:26
Reprezentacioni i Zvicrës është pengesa e parë në kuadër të kulifikimeve për Kampionatin e ardhshëm Evropian I cili do të mbahet në Poloni...

Reprezentacioni i Zvicrës është pengesa e parë në kuadër të kulifikimeve për Kampionatin e ardhshëm Evropian I cili do të mbahet në Poloni dhe kundërshtar I cili u përgjigjet hendbollistëve të Maqedonisë duke marrë parasyshë faktin se shumica nga ata ndodhen jasht formës së duhur dhe për takimin në fjalë kan në disponim vetëm një ditë përgatitje.
Me Zvicrën Maqedonia është takuar edhe në kualifikimet për Kampionatin evropian në Danimarkë kur patën shënuar dy fitore ndaj edhe në takimin e radhës kundër Zvicrës hujnë me optimizëm dhe bindje për fitore.
Ndeshja do të zhvillohet në Qendrën sportive “Boris Trajkovski” me fillim më orën 17 e 15 minuta.