Botë
Në Uashington 26 ditë me radhë temperatura e ajrit është mbi 32 gradë Celsius
29.07.2020 20:03
Temperatura e ajrit në kryeqytetin e SHBA-së, Uashington tashmë 26 ditë me radhë është mbi 32 gradë Celsius...

Temperatura e ajrit në kryeqytetin e SHBA-së, Uashington tashmë 26 ditë me radhë është mbi 32 gradë Celsius, që është rekord i llojit të veçantë.
Rekordi me 25 ditët më të ngrohta me radhë daton nga vera e vitit 2011. Vera e kaluar ka qenë një nga më të ngrohtat në vitet e fundit.
Korriku i vitit 2019 është bërë muaji më ngrohtë në Uashington pas korrikut tël vitit 1955, kur temperatura mesatare arrin 28 gradë Celsius.
Meteorologët presin ky korrik të jetë edhe më i ngrohti se në vitin 2019./mia
