Botë
Olivie Veran: Në Francë akoma nuk ka valë të dytë, por nuk duhet të lirohemi
29.07.2020 21:37
Franca nuk është në valën e dytë të koroavirusit, por nuk duhet të heqim dorë nga angazhimet nëse dëshirojmë ta shmangim...

Franca nuk është në valën e dytë të koroavirusit, por nuk duhet të heqim dorë nga angazhimet nëse dëshirojmë ta shmangim, deklaroi ministri francez i Shëndetësisë, Olivie Veran, njofton korrespondenti i MIA-s.
“Janë paraqitur klasterë, janë disa sinjale alarmante prej disa spitaleve me tendencë të rritjes së personave të hospitalizuar dhe ne po bëjmë shumë teste”, deklaroi Olivie Veran.
Ai më pas sqaroi se tani ka “rritje të testeve pozitive, veçanërisht tek të rinjtë”.
Në 24 orët e kaluara në Francë janë regjistruar 14 raste të reja të vdekjes por numri i pacientëve në reanimacion vazhdon të zvogëlohet./mia
