Hendboll
Serbët dorëzohen, Kosova në Rumani
28.10.2014 18:29
Pas publikimit të lajmit nga federata europiane e hendbollit(ehf) se Kosova do të luaj ndeshjen e parë zyrtare, Serbët dorëzohen...

Federata Europiane e Hendbollit (EHF) konfirmoi edhe njëherë se Rumania me trajnerin e saj të ri do ta pres Kosovën në ndeshjen e parë kualifikuese për EURO 2018.
Me këtë lajm të EHF-së, si duket mediat serbe u dorëzuan së protestuari më, pasi që kanë shkruar se Serbia dhe Federata Serbe e Hendbollit ishin të pafuqishme të ndalin pranimin e Kosovës në EHF, pas vendimit që u morr në Kongresin e Dublinit më 20 shtator të këtij viti - dëshpëruar thotë Blici në versionin online.
“Ne do të tentojmë të kualifikohemi, por qëllimi ynë primar, për të fituar të drejtën për lojë, është arritur,” ka thënë Sekretari i FHK-së Izet Gjinovci për faqen zyrtare të EHF-së.
Kosova bën pjesë në Grupin C kualifikues për EURO 2018, në grup me Rumaninë dhe Italinë.
Ndeshjet ndaj Rumanisë do të luhen më 29 tetor dhe 1 nëntor, derisa rumunët kanë emëruar trajnerin me përvojë Aihan Omer, për njeriun që presin t’i kualifikoj në europianin e radhës.
Ndryshe, Kosova tashmë ndodhet në Bukuresht, dhe e gatshme për përballjen me Rumaninë, sfidë ko që për përfaqësuesen tonë është ndeshje historike për shkak se luan ndeshjen e parë zyrtare kualifikuese për EURO 2018.
