Tërnava: Pezullohet falja e Bajramit të Kurbanit
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka konfirmuar se për shkak të gjendjes së rënduar me Covid-19...

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka konfirmuar se për shkak të gjendjes së rënduar me Covid-19 nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës.
Po ashtu për 10 ditë do të pezullohen edhe namazet nëpër xhamitë e Kosovës. Ai ka thënë se këtë hap e kanë ndërmarrë për të ruajtur shëndetin publik.
Po ashtu Tërnava ka bërë apel që të mos ketë as vizita familjare. Tërnava tha se ky është një ndër vendimet më të dhimbshme që ka ndërmarr BIK-u, por që është më se i duhur, në këtë kohë pandemie.
Ai tha se ruajtja e shëndetit publik është edhe obligim hyjnor. Myftiu Tërnava ka ftuar të gjithë qytetarët që të ruajnë karakterin festiv të festës, por në këtë kohë pandemie të kenë më shumë mirëkuptim, disiplinë, solidaritet, mbështetje e përkujdesje për ata që kanë nevojë, e sidomos për ata që po sprovohen më virusin Covid-19.
