Botë
Tiranë: Kuvendi miraton ndryshimet kushtetuese
30.07.2020 18:04
Me 106 vota pro e 10 kundër, Kuvendi i Shqipërisë vendosi sot ndryshimin e Kushtetutës...

Kjo do të thotë se hapen listat, ndonëse nuk përcaktohet se në cilën masë, si dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore.
Kryeministri, Edi Rama, para se ndryshimet kushtetuese të miratoheshin, deklaroi se nëse listat hapen 100 për qind, do të vendoset në Kodin Zgjedhor, ndërsa u shpreh i gatshëm për dialog.
I ashpër ishte reagimi i presidentit, Ilir Meta, i cili i quajtur këto ndryshime si dhunim të Kushtetutës.
Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se është hera e parë në këto 30 vjet pluralizëm që Kushtetuta ndryshohet pa konsensus, për përfitime vetjake.
Reagime pozitive ka pasur nga Komisioni Europian, i cili e sheh ndryshimin e Kushtetutës për reformën zgjedhore si plotësimin e një prej kushteve për negociatat e Shqipërisë me BE-në.
LULJETA NDOKA
